A ndihmojnë akvititetet fizike në luftimin e kancerit?
Ka me dhjetëra artikuj shkencor që tregojnë se ka një lidhje mes parandalimit të kancerit dhe aktivitetit fizik. Aktiviteti fizik nënkupton çdo lloj verprimi i cili kryhet me anë të muskujve dhe kërkon humbje energjie.
Aktiviteti që preferohet më shumë është ai i cili i rrit rrahjet e zemres dhe numrin e frymëmarrjes dhe qe behet rregullisht në mënyre periodike. Ky aktivitet duhet të jetë mesatar. Ecja e shpejtë, vrapi i lehtë, noti, kërcimi, hedhja në litar, ushtrimet gjimnastikore që mund të bëhen në shtëpi, biçikleta etj. janë disa prej tyre. Eshtë mirë që këto levizje të bëhen rreth 30 minuta çdo ditë ose 160 minuta (2 ore e gjysëm) total ne javë. Edhe pse akoma këto kerkime vazhdojnë, tashmë dihet se aktiviteti fizik ul rreth 30% prekjen nga kanceri i gjirit dhe ai i zorrës së trashë.
Gjithashtu moslëvizja që përfundon me mbipeshë (obeziteti) rrit rrezikun e prekjes prej kancerave të ndryshëm.