Shërbimet mjeksore

Ekprerinca jonë shumëvjeçare përfshin kryesisht këto ndërhyrje kirurgjikale:

Tumoret e gjirit

Tumoret e tiroideve

Tumori i lëkurës (melanoma etj.)

Tumori i ezofagusit

Tumoret gjinekologjike

Mitra, vezoret, vulva, etj.

Tumoret abdominale

Stomaku, pankreasi, mëlçia, zorra e trashë, zorra e hollë, etj.

Tumori i indeve te buta brenda barkut ose në ekstremitete (sarkomat)

Kirurgjia Citoreduktive dhe HİPEC

Tumori që përsëritet ne cipën e barkut si pasojë e kancerave te tjerë, pastrimi dhe trajtimi i tij me kimio te nxehtë.

Heqja e metastazave në mëlçi ose pjesë të tjera të trupit

Kirurgjia e Obezitetit dhe ajo e Përgjithshme

Gurët në tëmth, operacionet antireflu, herniet abdonimale, etj.

Krahas ndërhyrjeve të sipërpërmendura, edhe operacionet e tumoreve të trurit, kockave, veshkës, fshikëzës së urinës, prostatës, etj., kryhen me sukses në bashkëpunim me profesorët më me përvojë të këtyre fushave.
Konsulta me profesorët e kimioterapisë dhe ata të rrezeve kryhet pas çdo ndërhyrjeje kirurgjikale, duke plotësuar në këtë mënyrë procesin e kurimit.
Pothuajse të gjitha operacionet e sipërpërmendura (tumorale ose jo), kryhen me teknikat më moderne si ajo e laparoskopisë, e në disa raste, me ndihmën e robotikës.

Tashmë ka edhe  një alternativë tjetër për shëndetin tuaj! 

Falë eksperiencës mbi dy dekada dhe bashkëpunimit me profesorët më të mirë, ju sigurojmë kryerjen e të gjitha operacioneve onkologjike dhe ato të obezitetit. Operacionet kryhen me anë të teknikës laparoskopike (minimal invasive). Parametrat jetikë gjatë operacionit monitorohen nga profesorë të anestezisë. 

Pas ardhjes tuaj, kryerja e filmimeve imazherike, rezultatet e tyre, si dhe konsultat për skanerat dhe rezonancat që pacienti mund të ketë bërë më përpara jepen brenda 1 dite. 

Realizimi i PET SKANER-it, në rastet kur kirurgu ka nevojë të dijë përhapjen e sëmundjes, qartëson stadin e sëmundjes dhe gradën e saj. 

Rezultati i biopsisë del brenda 24 ose 48 orëve, pa qenë nevoja të pritet me javë të tëra. I njëjti proces vlen edhe për biopsitë që mund të sjellë pacienti me vete. Ato konsultohen me profesorët e patologjisë për një mendim të dytë.

Në rastet kur është e nevojshme, vendoset port kateteri dhe bëhet trajtimi me kimioterapi ose rreze (radioterapi) nën kujdesin e doktorëve të kësaj fushe.

Brenda një kohe të shkurtër, pacientit i jepet një rezultat rreth problemit shëndetësor që ka dhe i tregohet se cila është zgjidhja më e mirë për të. Më pas, vendimi merret bashkarisht me një transparencë të plotë duke vlerësuar me saktësi dobitë dhe efektet anësore që mund të ketë procedura.

Për më shumë informacione mund të më kontaktoni direkt me anë të WhatsApp: (+90) 555 336 61 14 ose me anë të Emailit: nurianohri@gmail.com

Dr Nurian Ohri

Kirurg i Përgjithshëm dhe Kirurg Onkolog. 

Ankara, Turqi. 

www.nurianohri.com