Ekprerinca jonë dhjetra vjeçare përfshin shumë ndërhyrje kirurgjikale

Këtu mund të gjeni përgjigjet për pyetjet që hasim më shpesh

Dy fjalë rreth meje dhe profesionit tim

Na kontaktoni me telefon ose plotësoni formularin

Mirësevini!

Misioni im është të ndihmoj pacentët në përpjekjet e tyre për kurimin e semundjeve tumorale me anë të metodave bashkohore, si edhe t’u jap përgjigje për pikepyetjet që mund të kenë.

Kam një eksperiencë të konsoliduar disa-vjeçare në fushën e kirurgjisë së përgjithshme dhe kirurgjisë onkologjike ku kam kryer me qindra operacione në disa nga spitalet më të mira në Turqi në bashkëpunim dhe me disa prej profesorëve më të njohur turq në këtë fushë.

Pyetje të shpeshta

Çfarë është një kirurg onkolog?

Kirurgu onkolog është:

– Në të njejtën kohë kirurg i pergjithshëm

– Pas kesaj kirurgjie ka bërë specializim ekstra 2-vjeçar për operimin e sëmundjeve kanceroze

Çfarë janë markerat tumorialë?

Markerat tumoral janë disa parametra biokimik që maten në lëngjet e ndryshme të trupit ( kryesisht në gjak ) dhe që ndihmojnë mjekun për të dhënë një mendim rreth sëmundjeve tumorale. Disa prej tyre janë PSA, CEA, CA-19-9, CA125, AFP, CA15-3 etj.

Duhet të dimë se:

Markerat tumoral nuk përdoren për diagnostikimin e pacientit që dmth ashtu sikurse rritja e tyre nuk tregon domosdoshmërisht ekzistencën e një kanceri edhe të qënurit e tyre normal nuk vërteton mungesën e një tumori. Këto vlera mund të rriten edhe në disa sëmundje beninje pra që nuk janë kanceroze. Ata shërbejnë si ndihmës në diagnostikim përkrah dyshimit klinik dhe analizave të tjera imazherike dhe patologjike (biopsia).

Dobia e tyre është në monitorimin e një pacienti tashmë të diagnostikuar dhe i trajtuar kirurgjikisht ose me metoda të tjera. Nëse pas trajtimit vlerat e markerave tumoral janë ende të larta kjo tregon se diçka nuk po shkon mirë.

Zakonisht pritet që pas një trajtimi të suksesshëm te tumorit këto vlera të normalizohen ose të ulen ndërkohë që rritja e tyre pas trajtimit kirurgjikal apo me metoda të tjera (pasi për një kohë të gjatë kanë qënë të ulura) e bën mjekun të dyshoj për një përsëritje të tumorit ose për një metastazë (ekzistence e tumorit dikur tjetër veç origjinës).

Këto analiza nuk duhen përdorur pa kriter dhe vleresimi i tyre duhet bërë me kujdes në mënyre që duke mos neglizhuar një sëmundje serioze mos të bëhen shkak për një frikë të panevojshme tek pacienti.

Çfarë është pankreasi?

Pankreasi është një organ i vendosur pas stomakut dhe roli i tij është të prodhojë disa enzima (apo lëngje) ndihmëse në tretjen e ushqimit si dhe prodhimi i disa homoneve mes të cilëve më i njohuri është insulina (hormon që luan rol në ekuilibrimin e sheqerit në gjak).

Pankreasi ndahet në katër pjesë anatomike dhe tumoret e secilës pjesë kanë një përqasje tjetër operative. Për shkak të vendosjes dhe faktit se është i rrethuar nga shumë organe të tjera , shqetësimet e tij neglizhohen pasi një pjesë e mirë e shqetesimeve janë të njëjta edhe me organet rreth e rrotull. Ashtu sikurse edhe organet e tjera edhe pankreasi ka disa lloje tumoresh por më i shpeshti prej tyre është ai që buron prej qelizave prodhuse të lëngut pankreatik dhe quhet në mjekësi adenokarcinom. Një tjetër veçori anatomike e pankreasit është se damarët (arteriet dhe venat ) më kryesore të zorrëve kalojnë pikërisht poshtë tij.

Afërsia e këtij organi me këto damarë dhe prekja ose jo e tyre prej masës tumorale luan rol të rëndësishëm në pëzgjdhjen e trajtimit kirurgjikal (sidomos nëse tumori gjendet në kokën e pankreasit). Ankesat më të shpeshta të kancerit të pankreasit janë zverdhja ( e cila shpesh herë shoqërohet me kruajtje të të gjithë trupit ), humbja ne peshë (pa ndonjë arsye tjetër si dieta etj), dhimbja e barkut ( e cila shpesh herë prek edhe shpinën). Diagnostikimi i tij bëhet nëpermjet aparateve radiologjike si skaneri i barkut, rezonanca magnetike (MRCP), ERCP etj. Endoultrasonografia është një tjetër lloj EKO-je që përdoret kohët e fundit në këtë fushë e cila kryhet nëpërmjet sondës së stomakut dhe ka më shumë ndjeshmëri. Markeri tumoral më kryesor është CA 19-9 analizë kjo që bëhet në gjak dhe rritet tek kanceri i pankreasit dhe i rrugëve biliare.

Kjo analizë u bëhet veç pacientëve që kanë diagnozën dhe nuk përdoret për të verifikuar nëse pacianeti ka kancer apo jo. Trajtimi bazë i kancerit të pankreasit është ai kirurgjikal për të cilin do të flasim me gjëre në artikullin tjetër.

Kirurg Onkolog

Gear and Niki
Gear and Niki
23. Maj, 2023.
Dr. Nurian helped us a lot, apart from his professionalism, he also helped us a lot even morally. Thankfully to dr. Nurian.
Xhelal Mata
Xhelal Mata
22. Maj, 2023.
All-llahu me sprovoje me nje semundje.Pas nje rrugëtimi te gjat e te lodhshëm,nuk arrita te kem nje rezultat pozitiv.Elhamdulilah mu dha mundësia qe te rrugetoja jasht vendit tim,per nje kurim me te specializuar.Fal Zotit takimi i pare ne Ankara ishte me Dr Nurian Ohri.Per mua ka bere shum,dhe un nuk mund tja shperblej.Vetem All-llahu ja shperblefte me te mirat e Tij.Njeri i pa lodhur,i punes,human.Per mua jo vetem Doktor por e konsideroi vella mik shok.Dr Nurian Ohri : Suksese dhe mbarësi ne përkushtimin tend profesional All-llahu ju ruajt familerisht.
Gentjan Sala
Gentjan Sala
21. Maj, 2023.
Suksese ne misionin tuaj fisnik. Njeri i perkushtuar dhe me vlera te medha. Kam pasur fatin qe ju kemi njohur dhe ju falenderojme per punen tuaj te bere ne menyre shume profesionale. Zoti ju bekofte Dr. Nurian 👍
albi lleshi
albi lleshi
19. Maj, 2023.
Doktor Nuriani pervec nje mjek shume i mire eshte dhe nje njeri i shkelqyer,kushdo qe sdo te merret me mjeket ne Shqiperi ja rekomandoj👏
xheni lako
xheni lako
10. Maj, 2023.
Jam shumë mirënjohëse ndaj Dr.Nurianit. Kisha një kohë shumë të gjatë që merresha me vizita, por asnjë zgjidhje. Fal Dr.Nurianit i cili ka treguar një humanizëm mbi të gjitha por edhe profesinalizëm, arrita të merja një zgjidhje për problemin tim. Për këdo që është gjendur si unë, do ua sygjeroja me bindje të plotë që do të keni zgjidhje dhe përkushtim maksimal nga një njeri shumë i veçantë.🙏🏻
Erma Gjenari
Erma Gjenari
8. Maj, 2023.
Nje falenderim te vecant per dr. Nurianin, per kujdesin dhe perkushtimin qe tregoi ndaj mamas time. Tek ai gjetem jo vetem zgjidhje problemit ton por edhe nje mik te vertete. Ka qen gjithmone i disponueshem dhe i durueshem per cdo pyetje qe ne kishim. Zhgjodhi per ne ekipin me te mire te kardiokirurgjise, dhe ne u ndjem plotesisht te sigurt me te. Cdo njeri qe mund te ndihet ne veshtiresi, jam e bindur qe do ndihet totalisht i sigurt nen kujdesien e dr. Nurianit. Serisht, faleminderit shume Doktor!
Lakja L
Lakja L
14. Prill, 2023.
Doktori nuriani eshte profesionist dhe personalisht e vleresoj shume. Per me teper shume korrekt dhe i disponueshem sa here kam nevoje. Je me i miri doktor
Eda Maçi
Eda Maçi
12. Prill, 2023.
I had the pleasure to know Dr. Nurian Ohri during my mothers surgery. I was happy that he was one of the doctors who did the surgery. Dr. Nurian is the kind of doctor that makes you feel better since the moment you have the first conversation. During our stay in Ankara he helped us with everything that we might need, hotel accommodation, procedures in the hospital, medicine etc. He was so kind, that he even made a small tour for us in Ankara, as it was our first time there. I would recommend Dr. Nurian to everyone, as a great doctor and surgeon and a kind soul to get in touch with.
Nada Dosti
Nada Dosti
4. Mars, 2023.
Highly recommended.
Shera Metolli
Shera Metolli
1. Mars, 2023.
Ndihem shum falënderuese ndaj dr Nurian, profesionist , i afërt dhe i shpejtë në zgjidhjen e problemit. Erdha për herë të parë dhe ndihem si në shtëpin time, çdo gjë e organizuar me përpikmëri. Ju i dhat drejtim problemit ton dhe ne nuk do ju harrojmë në lutjet tona asnjëherë 🥰

Shërbimet mjeksore

Këto janë disa nga ndërhyrjet që bëjmë:

TUMORET E GJIRIT

TUMORET E TIROIDEVE

Tumoret e lëkurës (melanoma etj.)

TUMORI I EZOFAGUSIT

Tumoret gjinekologjike

Mitra, vezoret, vulva, etj.

Tumoret abdominale

Stomaku, pankreasi, mëlçia, zorra e trashë, zorra e hollë, etj.

Tumori i indeve te buta brenda barkut ose në ekstremitete (sarkomat)

Kirurgjia Citoreduktive dhe HİPEC

Tumori që përsëritet ne cipën e barkut si pasojë e kancerave te tjerë, pastrimi dhe trajtimi i tij me kimio te nxehtë.

Heqja e metastazave në mëlçi ose pjesë të tjera të trupit

Kirurgjia e Obezitetit dhe ajo e Përgjithshme

Gurët në tëmth, operacionet antireflu, herniet abdonimale, etj.