Zbulojeni herët kancerin e gjirit duke u vetkontrolluar!
Një nga mënyrat për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit është edhe ekzaminimi vetjak duke e vetkontrolluar gjirin për të zbuluar ndryshimet në të:
Vetëkontrolli duhet bërë çdo muaj rregullisht dhe për krijimin e një ndërgjegjësimi rreth kësaj sëmundjeje është mirë të fillojë që nga mosha 20 vjeçare.
Femra që kontrollon rregullisht veten e saj fillon ta njohë më mirë indin e gjirit dhe arrin ti vërej më herët ndryshimet që ndodhin në të.
Këshillohet që ky kontroll së pari të bëhet para pasqyrës për të parë më qartë ndryshimet në formën e gjirit apo ndryshimet në lëkurë e më pas shtrirë duke prekur me majën e gishtit të dytë dhe të tretë lehtësisht sipërfaqen e gjirit dhe atë të sqetullave. Gjatë këtij kontrolli këshillohet që dora e anës që do vizitohet të vendoset pas koke dhe mundësisht të vendoset një jastëk i hollë poshtë shpine.
Ky kontroll jep më shumë rezultat nëse bëhet 4-5 ditë pas menstruacioneve ndërsa tek femrat që për arsye të ndryshme nuk kanë menstruacione mund të caktohet një ditë e caktuar në muaj.
Nëse gjatë kontrollit vini re:
Një gjëndër apo kokërr në gji ose në sqetull
Ndryshim në formën apo madhësinë e gjirit
Ndryshim ose apo tërheqje të lëkurës së gjirit
Rrjedhje lëngu nga thitha e gjirit
Kore apo egzëma në thithën e gjirit
Skuqje apo enjtje të gjirit
Mos ngurroni të kontaktoni me kirurgun tuaj onkolog për një vizitë dhe egzaminime të mëtejshme.