Veçoritë e trajtimit të tumorit në zorrën e trashë
Trajtimi i kanceri të zorrës së trashë bëhet duke marrë parasysh stadin e sëmundjes dhe gjendjen e pacientit.
Duke marrë parasysh qe seçili pacient ka veçoritë e tij, si vetjake ashtu dhe tumorale, ky trajtim duhet të jetë i personalizuar, që do të thotë se çdo pacient është ndryshe nga tjetri.
Hapi më i rëndësishëm në trajtimin e kancerit të zorrës së trashë është ai i operacionit duke hequr zonën tumorale bashkë me gjendrat limfatike përreth, e si rrjedhim një pastrim më të plotë duke ndihmuar kështu edhe mjekun onkolog në zgjedhjen e kimioterapisë së duhur.
Tek disa pacientë, sidomos tek kancerat afër zonës anale, jepet radioterapi e shoqëruar me kimioterapi përpara operacionit.
Është e rëndësishme që vëndimi i trajtimit të kancerit të bëhet prej një ekipi multidisiplinor. Nuk duhet nxituar për operacion pa bërë analizat e duhura dhe pa u siguruar për dobinë që operacioni do t’i sjellë pacientit.