Si ndryshon jeta pas operacionit të rektumit?
Rektumi quhet zona e fundit e zorrës së trashë. Qëllimi kryesor i operacionit është që të bëhet një pastrim i plotë sipas rregullave onkologjike dhe pastrim i gjendrave limfatike. Kjo sjell ulje në përsëritjen e sëmundjes dhe në disa raste edhe kurim të plot, në varësi të stadit.
Megjithatë, edhe pse çdo gjë mund shkojë siç duhet, përsëri dihet që operacionet e zorrës së trashë mund të shoqërohen me disa ndryshime në jetën e përditshme. Disa pacientë mund të mos i përjetojnë, e disa mund t’i përjetojnë gati të gjitha.
Disa prej këtyre ndryshimeve janë:
- Dalja shpesh në tualet
- Tenezmi ( Ndjenja sikur ke nevojë për të dalë në tualet)
- Probleme me urinimin ose në jetën seksuale
- Probleme psikologjike tek ata pacientë kur qeska (KOLOSTOMIA) është e përhershme.
Këto ndryshime edhe pse me kalimin e kohës në përgjithësi rregullohen ka dhe ilaçe që mund të përdoren për të ulur shpeshtësinë e tyre. Për këtë konsultohuni me kirurgun tuaj.
Për më tepër informacione rreth operacioneve të kancerit të zorrës së trashë dhe për konsulta ju lutem na kontaktoni.
WhatsApp: (+90) 555 336 61 14
Email: nurianohri@gmail.com
Website: www.nurianohri.com