Si merret biopsia kur masa në gji nuk preket
Kanceri i gjirit ashtu sikur mund të zbulohet prej disa shenjave,, ku më e shpeshta është prekja e një mase në gji, gjithashtu mund edhe të zbulohet rastësisht gjatë egzaminimeve të kontrollit vjetor.
Zakonisht kur zbulohet herët akoma nuk ka marrë formën e një mase dhe për këtë arsye gjatë vizitës me dorë nuk preket. Megjitatë ashtu sikurse masës që preket i bëhet biopsia me anë të nje gjilpëre të quajtur tru-cut edhe kësaj zone të pa prekshme i duhet bërë biopsia.
Kjo biopsi quhet biopsia stereotaksike e gjirit. Në këto raste duke patur parasysh faktin se nuk kemi të bëjmë me një masë të prekshme por me një zonë të dyshimtë, me ndihmën e mamografisë ose EKO-s vendoset një tel i hollë i cili depërton në këtë zonë dhe me një operacion të shkurtër porse me anestezi të përgjithme kirurgu onkolog duke ndjekur telin zbulon zonën që duhet të pastrojë.
Gjatë operacionit kur pacienti është ende ne gjumë kjo zonë dërgohet tek radiologu për verifikim dhe vetëm pasi konfirmohet heqja e plotë e kësaj zone pacienti zgjohet dhe pritet rezultati i patologjisë për të parë se si do duhet të veprohet në ditët në vijim.