Shkaqet më të shpeshta të dhimbjes së gjirit
Pasi shpjeguam më herët se rastet më të shpeshta të dhimbjes së gjirit janë hormonale, tani do të flasim për shkaqet e tjera.
KISTET
Kistet, sidomos kur janë mbi 2 cm, bëhen shkak për dhimbje. Zbrazja e tyre thjesht me një shiringë rezulton në largimin e dhimbjes.
TRAUMA
Goditja e gjirit mund të jetë shkaktare e dhimbjes. Do kalojë me kohën. Mund të përdoret qetësues.
ARTRITI
Menjëherë poshtë gjirit gjenden brinjët dhe kockat e kraharorit. Një inflamacion apo artrit i tyre mund të jap dhimbje, e cila ngatërrohet me dhimbje gjiri. Zgjidhje janë Ilaçet antiinflamatuare.
TROMBOZA VENOZE
Bllokimi i venave në lëkurën e gjirit mund të jetë prej shkaqeve të dhimbjes. Zakonisht, vena në fjalë duket e fryrë përgjatë një trajektoreje dhe e ndjeshme.
MUSKUJT
Dhimbja e muskjve në gji shpesh herë ngatërrohet me dhimbjen e gjirit. Mund të përdoret qetësues për ta lehtësuar.
NDRYSHIMET FIBROKISTIKE
Shpesh në raportin e EKO-s së gjirit mund të haset në një diagnozë të tillë, një nga shkaktarët më kryesorë të dhibmjes. Nuk është kancer. Paksoni produktet me kafeinë si çokollata, kafeja dhe pijet si coca-cola.
ÇRREGULLIMET NË MENSTRUACIONE
SËMUNDJET E TIROIDEVE DHE DIABETI (këtu nuk kemi për qëllim që nëse ke dhimbje, direkt të dyshosh mos ke diabet).
SËMUNDJET E HIPOFIZËS
Rritja e nivelit të prolaktinës (hormon i prodhuar nga gjendra e hipofizës) shpesh shkakton dhimbje. Nganjëherë shoqerohet me rrjedhje nga thitha e gjirit. Konsultohuni me neurokirurgun.
MADHESIA E GJIRIT
Pesha e rëndë e krijuar prej madhësisë së gjirit bëhet shkak për dhibjen e gjirit.
ILAÇET
Mendohet se ilaçet antidepresantë dhe ato që përdoren për infertilitetin mund të japin dhimbje në gji.Gjithashtu ilaçet që përmbajnë hormone estrogjeni dhe progesteroni si efekt anësor të tyre mund të japin dhimbje.
INFEKSIONET
Mastitet (infeksionet në gji ku përdoren antibiotikët), abceset (infeksion i lokalizur që duhet zbrazur kirurgjikisht) janë shkak për dhimbje. Skuqja e lëkurës, rritja e nxehtësisë kur preket zona e infektuar janë prej shenjave shoqëruese të infeksionit.
FAKTORI PSIKOLOGJIK
Stresi, mërzitja mund të jenë prej shkaqeve të dhimbjes së gjirit. Është vënë re se shumë paciente që kanë antarë familjeje me kancer gjiri kanë më shumë dhimbje se femrat e tjera. Kjo tregon rolin e psikologjisë në dhimbjen e gjirit.
Mund të shihet lehtë se me një vizitë te mjeku kirurg mund të kuptohet lehtë shkaku. Mos u mundoni ti jepni vet diagnozën problemit tuaj, por konsultohuni.