Ekprerinca jonë shumëvjeçare përfshin kryesisht këto ndërhyrje kirurgjikale:
Mitra, vezoret, vulva, etj.
Stomaku, pankreasi, mëlçia, zorra e trashë, zorra e hollë, etj.
Tumori që përsëritet ne cipën e barkut si pasojë e kancerave te tjerë, pastrimi dhe trajtimi i tij me kimio te nxehtë.
Gurët në tëmth, operacionet antireflu, herniet abdonimale, etj.
Tashmë ka edhe një alternativë tjetër për shëndetin tuaj!
Falë eksperiencës mbi dy dekada dhe bashkëpunimit me profesorët më të mirë, ju sigurojmë kryerjen e të gjitha operacioneve onkologjike dhe ato të obezitetit. Operacionet kryhen me anë të teknikës laparoskopike (minimal invasive). Parametrat jetikë gjatë operacionit monitorohen nga profesorë të anestezisë.
Pas ardhjes tuaj, kryerja e filmimeve imazherike, rezultatet e tyre, si dhe konsultat për skanerat dhe rezonancat që pacienti mund të ketë bërë më përpara jepen brenda 1 dite.
Realizimi i PET SKANER-it, në rastet kur kirurgu ka nevojë të dijë përhapjen e sëmundjes, qartëson stadin e sëmundjes dhe gradën e saj.
Rezultati i biopsisë del brenda 24 ose 48 orëve, pa qenë nevoja të pritet me javë të tëra. I njëjti proces vlen edhe për biopsitë që mund të sjellë pacienti me vete. Ato konsultohen me profesorët e patologjisë për një mendim të dytë.
Në rastet kur është e nevojshme, vendoset port kateteri dhe bëhet trajtimi me kimioterapi ose rreze (radioterapi) nën kujdesin e doktorëve të kësaj fushe.
Brenda një kohe të shkurtër, pacientit i jepet një rezultat rreth problemit shëndetësor që ka dhe i tregohet se cila është zgjidhja më e mirë për të. Më pas, vendimi merret bashkarisht me një transparencë të plotë duke vlerësuar me saktësi dobitë dhe efektet anësore që mund të ketë procedura.
Për më shumë informacione mund të më kontaktoni direkt me anë të WhatsApp: (+90) 555 336 61 14 ose me anë të Emailit: nurianohri@gmail.com
Dr Nurian Ohri
Kirurg i Përgjithshëm dhe Kirurg Onkolog.
Ankara, Turqi.