Operacioni i parë është ai më i rëndësishmi në trajtimin kirurgjikal të sëmundjeve tumorale. Sigurohuni që ai të kryhet nga kirurgë të kësaj fushe dhe në qendra të specializuara.
Operacionet e tumoreve kërkojnë një përvojë të veçantë dhe një përqasje bashkohore dhe herë pas here një bashkëpunim multi-disiplinor mes kirurgëve dhe degëve të tjera të onkologjikut. Kjo përvojë është e lidhur drejtpërsëdrejti me numrin e lartë të pacientëve të trajtuar prej këtyre kirurgëve dhe qendrave të specializuara.