Kujdesi që duhet treguar para operacioneve të stomakut apo zorrës së trashë
Në shumicën e rasteve, pacientët me kancer stomaku apo zorrës së trashë përpara se të kontaktojnë me kirurgun onkolog kanë bërë kontrolle të stomakut ose të zorrës së trashë në klinika të ndryshme dhe më pas lidhen me ne për pjesën e trajtimit të mëtejshëm.
Këshillohet që kirurgu onkolog përpara operacionit ta kryej edhe një herë vet gastroskopinë (sondën) ose kolonoskopinë për të verifikaur vendodhjen e masës tumorale. Mund të qëllojë që ky verifikim të jetë ndryshe nga ai i përshkruari në letër, gjë që ndryshon komplet rrjedhën e trajtimit dhe shmang të papriturat gjatë operacionit.
Ne para operacioneve patjetër e kontrollojmë edhe një herë vendodhjen e tumorit në stomak që të sigurohemi që masa është aty ku bëhët fjalë në gastroskopinë (sondën) e bërë diku tjetër. E njëjta situatë vlen edhe për masat tumorale të zorrës së trashë.
Siguruhoni që operacioni juaj të kryhet prej kirurgëvë me eksperiencë dhe në qendra voluminoze të këtyre rasteve.
Suksesi nuk është rastësi.