KANCERI I ZORRËS SË TRASHË MUND TË PARANDALOHET
Kanceri i zorrës së trashë është një problem i rëndësishëm shëndetësor pasi sipas statistikave rradhitet ndër më të shpeshtit pas kancerit të mushkërisë dhe të gjirit.
Edhe pse të dhënat janë të tilla, duhen ditur dy pika në lidhje me të:
- Kanceri i zorrës së trashë është një sëmundje e parandalueshme (me anë të gjakut okult dhe kolonoskopisë mund të zbulohet në fazat e para ose kur akoma nuk është transformuar në kancer).
- Kanceri i zorrës së trashë nëse kapet herët është një sëmundjë e kurueshme.