Kanceri i gjirit te meshkujt dhe trajtimi i tij
Kanceri i gjirit te meshkujt është shumë më i rrallë se te femrat, por fatkeqësisht shpesh pacientët e zbulojnë në faza më të avancuara.
Kanceri i gjirit te meshkujt është shumë më i rrallë se te femrat, por fatkeqësisht shpesh pacientët e zbulojnë në faza më të avancuara. Stadifikimi (TNM), ashtu si te femrat, bëhet duke marrë parasysh tre kritere kryesore:
- Madhësia e masës tumorale (T)
- Prekja ose jo e nyjeve limfatike në sqetull (N)
- Përhapja në pjesë të tjera të trupit jashtë gjirit dhe sqetullës (M)
Për shkak të zbulimit të vonshëm, moshës së avancuar, madhësisë së vogël të gjirit te meshkujt dhe faktit që shumica e masave tumorale gjenden pranë thithës, shumica e operacioneve për meshkujt janë mastektomi, pra heqje e plotë e gjirit, ndryshe nga femrat, tek të cilat në shumicën e rasteve gjiri mund të ruhet.
Trajtimet e tjera, si kimioterapia, radioterapia, imunoterapia dhe hormonoterapia, janë të ngjashme me ato që përdoren për femrat, por me disa ndryshime në raste specifike.