Kam lindur e jam rritur në qytetin e Beratit. Pasi kam mbaruar shkollën fillore dhe 8-vjeçare në Berat, kam vazhduar studimet e shkollës së mesme në Stamboll.
Më pas, kam kryer studimet e larta në Universitetin e Ankarasë dega mjekësi. Specializimin 5-vjeçar e kam mbaruar po në Universitetin e Ankarase, i cili është ndër universitetet më të mira e më të njohura në Turqi për kirugjinë e përgjithshme dhe onkologjike. Në të njejtin universitet kam kryer më pas 2 vjet e gjysëm specializim për kirurgji onkologjike ku jam marrë kryesisht me ndërhyrjet kirurgjikale të sëmundjeve tumoriale.
Kam një eksperiencë të konsoliduar disa-vjeçare në fushën e kirurgjisë onkologjike ku kam kryer me qindra ndërhyrje kirurgjikale në disa nga spitalet më të mira në Turqi në bashkëpunim me disa prej profesorëve më të njohur turq në këtë fushë.