CILËT JANË FAKTORËT PROGNOSTIK TË KANCERI TË REKTUMIT?
Zorra e trashë është e ndarë në disa pjesë dhe secila prej tyre ka një trajtim më vete si dhe prognozë (ecuria e sëmundjes) të veçantë. Rektum quhet pjesa e fundit e zorrës së trashë. Si gjatësi është rreth 15 cm i parë prej anusit.
Cilët janë faktorët prognostik të kanceri të rektumit:
- Faktori më i rëndësishëm është stadi i sëmundjes. Tumori sa është i zmadhuar lokalisht dhe a ka në vend tjetër veç organit fillestar?
- Vendodhja e masës përgjatë rektumit. Sa më afër anusit, aq më i vështirë është trajtimi.
- A është e bllokuar rektumi prej masës? Nëse bllokohet kjo nuk është shenjë e mirë.
- A është e mundur të pastrohet me operacion? Nëse po, kjo është diçka pozitive.
- Gjendja e përgjithshme e pacientit dhe toleranca karshi ilaçeve. Sa më i fuqishëm të jetë aq më mirë mund të trajtohet.
- A është tumori tumor i ri apo është relaps (përsëritje)? Përsëritja gjithmonë është më e veshtirë për tu trajtuar.
Pasi të dihen të gjitha përgjigjet e mësipërme atëherë kirurgu mund të caktojë operacion, kimioterapi dhe rreze.
Për konsultë falas dhe për më shumë informacione rreth trajtimit kirurgjikal të tumoreve dhe operacioneve laparoskopike ( me anë të disa vrimave) të zorrës së trashë ju lutem na kontaktoni si më poshtë:
WhatsApp: (+90) 555 336 61 14
Email: nurianohri@gmail.com
Website: www.nurianohri.com