ÇFARË ËSHTË STADI I TUMORIT?
Stadi i tumorit përkufizohet me vendndodhjen, përhapjen dhe prekjen apo jo të organeve të tjera.
Për të caktuar stadin e sëmundjes përdoren teste të ngjashme me ato që përdoren edhe për diagnostikim. Pa përfunduar këto teste nuk mund të flitet për stadin e sëmundjes. Shumë herë stadi i vërtetë i sëmundjes caktohet pas operacionit me anë të patologjisë.
Të caktuarit e stadit e ndihmon mjekun për të zgjedhur metodën më të saktë te kurimit. Gjithashtu ndihmon për të kuptuar ecurinë e sëmundjes dhe se si pacienti do të ndiqet në vazhdim.
Për tumore të ndryshme ka klasifikime të ndryshme. Në kohën tonë TNM është ajo më e përdorura.
T: Madhësia e tumorit
N: Gjendrat limfatike (janë apo jo të prekura)
M: Metastazat (ka apo jo në organ tjetër)
Të tre këto të dhëna bashkohen dhe formojnë stadin e sëmundjes. Stadi fillon nga 0-4 dhe përdoren numrat romak. (I-IV)
Stadi 0 është ai kur sëmundja sapo ka filluar dhe nuk ka mundësi të përhapet ose me termin latinisht carcinoma in situ. Ky stad ndryshe nga të tjerët gjithmonë caktohet patologjikisht, pra pasi është parë kampioni i marrë në mikroskop. Sa më i vogël të jetë stadi aq më lëhtë kurohet dhe rezultatet janë më të mira.
Nuk duhet harruar se stadi nuk përdoret për të përcaktuar jetëgjatësinë e sëmundjes.