ÇFARË DUHET TË DIMË RRETH DHIMBJES SË GJIRIT
Dhimbja e gjirit është ankesa më e shpeshtë tek femrat. Kjo dhimbje më shpesh ndodh tek gratë e reja, pra para menopauzës dhe ka lidhje me menstruacionet.
Edhe pse dihet që shumica e këtyre dhimbjeve nuk janë prej kancerit, sidomos kur dhimbja nuk kalon me mbarimin e manstruacioneve, nëse është gjithmonë në të njëjtin vend, kur shoqërohet me ndonjë masë apo rrjedhje nga thitha e gjirit duhet konsultuar me kirurgun onkolog.
Ato dhimbje që kanë lidhje me menstruacionet, zakonisht fillojnë pak para menstruacioneve dhe me ardhjen e menstruacioneve fillon ulet derisa me mbarimin e tyre përfundon. Zakonisht dhimbja është tek të dy gjinjtë dhe më së shumti tek pjesa e jashtme drejt sqetullës. Fryrja dhe ndjeshmëria e gjirit mund të jenë shoqëruese të dhimbjes.
Më së shumti shfaqet tek femrat 30-40 vjeç dhe shkaktarë janë faktorët hormonal. Kjo lloj dhimbje nuk ka lidhje me kancerin.
Për shkaktarët e tjerë të dhimbjes së gjirit do të flasim në artikullin tjetër.
Rreth operacioneve të gjirit dhe se si duhet të ndjekim në mënyrën e duhur një masë në gji ju lutem na kontaktoni.