Çfarë duhet bërë nëse zbulohet një masë në gjendrën mbiveshkore
Kirurgu onkolog kërkon tre kritere për të vendosur bërjen e operacionit apo jo:
- Madhësia e masës tumorale.
- Nëse masa sipas ankesave dhe analizave të gjakut rezulton se është funskionale.
- Sipas pamjeve imazherike kjo masë ngjan më shumë me masë kanceroze apo jo.
Në përgjithësi, nëse masa është 6 cm apo më e madhe, nëse prodhon hormon dhe nëse në pamjet imazherike rezulton apo dyshohet për masë kanceroze operacioni është opsioni i parë në trajtimin e tyre.
Në qendrën tonë, të gjitha këto operacione – pa marrë parasysh masën, pozicionin apo funksionin – kryhen me operacion të mbyllur, pra me anë të disa vrimave dhe një kamere, e quajtur ndryshe laparoskopi. Kjo metodë bën që pacienti ta marrë vetën shumë më shpejt, të ketë më pak dhimbje dhe një shërim plage shumë më shpejtë.
Operacionet e gjendrës mbiveshkore kërkojnë një përvojë të vëçantë pasi janë të ralla në numër dhe mirë është të bëhen në qendra voluminoze ku mblidhen këto raste.
nese kjo mase eshte 20mm eshte problem ?