Bëni kujdes në trajtimin e kancerit të gjirit
Më përpara, operacioni i vetëm i kancerit të gjirit ishte ai i heqjes komplet të gjirit bashkë me pastrimin po komplet të gjendrave limfatike të sqetullës. Në ditët tona, në shumicën e rasteve nuk është e nevojshme një trajtim i tillë. Nëse nga pikëpamja e pastrimit onkologjik të tumorit dhe nga ana kozmetike rezultati është i pranueshëm, heqja e një pjese të gjirit preferohet me shpesh. Përsa i përket sqetullës, metoda më moderne është dërgimi i një gjendre limfatike gjatë operacionit për t’u analizuar dhe nëse ajo del e prekur nga tumori, atëherë të bëhet pastrimi komplet i sqetulleë (këtu bëjnë përjashtim rastet kur nga filmimet imazherike gjendrat duken të prekura).
A është gjithmonë zgjidhje heqja e gjirit?
Është gabim të menduarit se vetëm nëse hiqet i gjithë gjiri semundja është kuruar komplet. Nëse operacioni kryhet me tekniken e duhur edhe heqja e mases gjerësisht jep po të njejtat rezultate onkologjike sikur heqja e plotë e gjirit. Pacienteve që u ruhet gjiri u nevojitet marja e rrezeve pas operacionit.
Shpeshherë, pacientet me masë në gji nxitohen për trajtimin e problemit dhe kjo në mendjen e tyre është e barazvlefshme me një operacion sa më të shpejtë dhe me heqjen e menjëhereshme të mases duke menduar se kështu e hoqen prej vetës semundjen. Realiteti nuk është i tillë. Nëse do t’i ndanim pacientet në tre grupe; një grup është ai që duhet të operohet sa me shpejt, një grup në fillim merr kimioterapi pastaj operohet, ndërsa një grup tjetër nuk përfiton prej operacionit (ngelet trajtimi medikal me kimioterapi si e vetml zgjidhje). Cili trajtim eshte me i duhur e vendos kirurgu onkolog duke u bazuar ne viziten klinike qe i ben pacientit dhe duke vleresuar filmimet imazherike qe jane kryer. Ne stadet me te avancuara te semundjes operimi nuk keshillohet si trajtim fillestar.
Nese mendoni se keni nje mase gjiri e cili ju shqeteson dhe vertetohet ekzistenca e saj pas vizites tek mjeku dhe filmimeve imazherike mos u nxitoni ta hiqni per te pare se çfare natyre ka apo duke menduar se duke e hequr ka mbaruar trajtimi i semundjes. Mos harroni se berja e nje biopsie (marrjes se nje kampioni prej mases) e drejton kirurgun per te caktuar operacionin me te sakte qe duhet per ju. Ne saj te kesaj perfitoni tre gjera.
- Evitoni nje operacion te dyte (i pari heqja e mases i cili do te kryhet me anestezi te pergjithshme, i dyti pastrimi i vendit te mases bashke me sqetullen nese masa del me natyre malinje.)
- I jep mundesi kirurgut onkolog te zgjedh ate qe eshte me e mire per ju mes kimos apo operacionit (ne disa stade te semundjes operimi sjell me shume dem) dhe nese kirurgu onkolog mendon per operacion do te vendosi nese duhet te hiqet i gjithe gjiri apo nje pjese e tij.
- Nese pas biopsise masa rezulton malinje (duke marre parasysh edhe disa kritere te tjera ) kirurgu onkolog mund te kerkoje analiza imazherike te metejshme si PET-CT ose rezonance manjetike ( keto eshte mire te behen pa u operuar).