Anomalia bazë e cila rezulton në formimin e kancerit
Anomalia bazë e cila rezulton në formimin e kancerit është një shumim i vazhdueshëm i pakontrolluar i qelizave.
Kjo anomali mund të ndodhi tek çdo lloj qelize e trupit dhe si rrjedhojë janë përshkruar më shumë se 100 lloje kancerash.
Fjala tumor përfshin masat beninje dhe malinje (ne gjuhen e popullit mashkull – femër) përkundrejt fjalës kancer e cila përdoret vetëm për tumoret malinje.
Tumorët beninje janë ato të cilat nuk infiltrojnë agresivisht në zonën ku lindin përkundrejt tumorëve malinje (kancerit) i cili lokalisht infiltron por edhe shpërndahet në distancë duke krijuar të ashtuquajturit metastaza.
Në të gjitha rastet shkaku që të çon drejt kancerit është një mutacion gjenetik (por jo nje i vetëm, një sërë prej tyre pra është nje sistem i komplikuar dhe që do kohë).
Ky mund te jetë i trashëguar (10-15% e rasteve) ose mund të vij nga shkaqe të jashtme (viruse, duhani, alkoli, kimikatet, sindromat e ndryshme, rrezet ultraviolet, radiacioni etj). Pra kur themi se kanceri ka shkaktarë gjenetik nuk duam të themi njëkohesisht se është i trashëguar. Gjithashtu ka ende shumë tumore që nuk i dihet ende shkaku konkret.