A luan rol mosha te kirurgjia onkologjike?
Duke qenë se bëhet fjalë për sëmundjë kanceroze, operacioni luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e situatës së krijuar prej sëmundjës.
Në këto raste, më shumë se mosha e pacientit luan rol performoanca e tij. Kjo performancë mund të matet me disa mënyra si psh: duke parë sëmundjet kronike që ka (diabeti, tensioni i lartë, etj), duke parë se sa aktiv është në jetën e përditshme, si ushqehet si dhe nga analizat e gjakut.
Një tjetër rol të veçantë luan pritshmëria që ka mjeku kirurg prej këtij operacioni. Pra çfarë dobie do ketë ky operacion në jetëgjatësinë e pacientit apo në rritjen e komoditettit të jetesës? Është urgjent apo mund të shtyhet pak sa pacienti të marrë vetën?. Një mos vlerësim i saktë mund të kushtojë shumë.
Nëse bëhet një vlerësim i saktë i gjendjes së pacientit, nëse merren masat e duhura gjatë operacionit dhe nëse shihet një dobi e madhe në krahasim me rrezikun e operacionit, çdo moshë mund të operohet dhe të dal[ me sukses. Duke patur parasysh se me moshën edhe problemet kardiake apo të organeve të tjera rriten, këto operacione këshillohen të bëhen në qendra më të specializuara jo vetëm kirurgjikale po dhe anestezike.