A është i mundur kurimi i diabetit me anë të operacionit?
Diabeti është një sëmundje që ndikon negativisht tek shumë sisteme dhe organe si veshkat, shikimi, sistemi nervor, ai vaskular etj. Pasi u vu re se operacionet e obezitetit arritën deri në 85% shërim tek diabetikët Tip 2, këto lloj operacionesh filluan të quhen me emrin “Kirurgjia Metabolike’’.
Një prej përmbledhjeve shkencore me më shumë pacienta diabetik i publikuar në (Am J Med 2009;122:248-256) me 135.126 pacienta prej 621 referimesh, rezultoi se pacientët diabetikë që kryen operacionet e obezitetit patën 78% sukses në ndërprerjen e ilaçeve të marra apo insulinës.