Çfarë do të thotë Karcinoma in situ tek kanceri i gjirit?
Kanceri i gjirit ndahet në dy grupe. Njëri prej tyre është KARSINOMA INVAZIVE duktale ose lobulare, lloj ky që mund të përhapet jashtë gjirit dhe KARCINOMA JO INVAZIVE që nuk përhapet diku tjetër dhe që ndahet në:
1-Karcinoma duktale in situ
2-Karcinoma lobulare in situ
Kjo terminologji mund të haset shpesh në raportet e patologjisë pas biopsive ose pas operacionit.
Qelizat e këtij grupi edhe pse janë qeliza kanceroze nuk pritet të shpërndahen diku tjetër. Kjo do të thotë që është kapur herët dhe stadifikohet si STADI 0.
Në kontrollet rutinë të mamografisë KARCINOMA IN SITU mund të shfaqet në formë mikrokalcifikimesh sikurse mund të shfaqet edhe në formë mase. Trajtimi i Karcinoma in situ është kirurgjikal dhe e gjithë zona duhet pastruar me kufij të shëndoshë që mos të përsëritet. Në shumicën e rasteve gjiri mund të ruhet pa u hequr i gjithi por duhet shoqëruar më pas me rreze.
Për më shumë rreth operacioneve të masave të gjirit dhe për konsultë na kontaktoni.
WhatsApp: (+90) 555 336 61 14
Email: nurianohri@gmail.com
Website: www.nurianohri.com