Kur mund të jetë diabeti një shenjë e kancerit të pankreasit?
Sot është 14 Nëntori, Dita Botërore e Diabetit. Në këtë ditë, do të doja t’ju tërhiqja vëmendjen për një aspekt të rëndësishme të kësaj sëmundjeje.
Ashtu sikurse diabeti është një prej faktorëve të kancerit të pankreasit edhe kanceri i pankreasit mund të bëhet shkaktar i diabetit.
Nëse pacienti që sapo është diagnostikuar me diabet nuk ka historik familjar (nuk e ka gjenetike), nëse ka rënie në peshë (Body mass index <25) dhe është mbi 60 vjeç në momentin e diagnostikimit (moshat e treta) dyshimet duhet të jenë më të forta dhe krahas kurimit të diabetit duhet përjashtuar me anë të analizave përkatëse një masë tumorale.
Për më tepër informacion rreth kirurgjisë dhe teknikave moderne rreth trajtimit kirurgjikal të kancerit të pankreasit dhe për konsulta falas rreth sëmundjeve të pankreasit ju lutem na kontaktoni!