Një mjek beratas në kryeqytetin turk: kur zemra ka ngjyrën e bluzës!
Intervistë e Dr Nurianit për portalin mbarëkombëtar Tesheshi.com
Doktor Nurian Ohri është Kirug Onkolog i cili jeton dhe punon në Ankara. Dr, Ohri, me origjinë nga qyteti i Beratit, ka një eksperiencë të konsoliduar disa-vjeçare në fushën e kirurgjisë së përgjithshme, obezitetit dhe kirurgjisë onkologjike. Ai ka kryer shumë ndërhyrje kirurgjikale në disa nga spitalet më të mira në Turqi në bashkëpunim me profesorët më të njohur turq në këtë fushë.
A mund të na tregoni pak për përvojën tuaj si mjek në Ankara?
Unë ushtroj profesionin e mjekut në Ankara që prej 15 vitesh. Turqia ka një mjekësi të zhvilluar, me profesorë të aftë, ka shumë spitale dhe qendra mjekësore të shkëlqyera. Kam pasur rastin të punoj me disa nga mjekët më të mirë të fushës dhe kam mësuar shumë prej tyre.
Cili ka qenë aspekti më shpërblyes i karrierës suaj si kirurg onkolog?
Ka shumë aspekte shpërblyese në karrierën e një kirugu onkolog, por më e rëndësishmja për mua është mundësia që më jepet për të ndryshuar jetën e pacientëve të mij. Tumori, në varësi të stadit, mund të jetë një sëmundje shumë e vështirë dhe dërrmuese, prandaj është shumë e rëndësishme si doktor që të jem në gjendje të ofroj ndihmën e duhur, por edhe t’u jap sadopak shpresë dhe mbështetje pacientëve të mij dhe familjarëve të tyre. Është e mrekullueshme dhe mjaft shpërblyese të jesh në gjendje të kryesh operacionet dhe të shohësh ndikimin pozitiv që mund të kenë në shëndetin dhe cilësinë e jetës së pacientëve.
Intervistën e plotë mund ta lexoni Tesheshi.com.