WhatsApp (+90) 555-336-6114
Dr. Nurian Ohri (MD)
×
  • Home
  • Doktori
  • Shërbimet
  • Obeziteti
  • Blog
    • Infografikë
  • Këshilla
    • Pyetje
  • Media
  • Kontakt

Trajtimi kirurgjikal i kancerit të pankreasit!

Trajtimi kirurgjikal i kancerit të pankreasit!

Trajtimi kryesor i kancerit të pankreasit është ai kirurgjikal. Ky trajtim ndryshon sipas pjesës në të cilën ndodhet tumori. Nëse tumori gjëndet në kokën e pankreasit kryhet operacioni i ashtuquajtur Whipple (pankreatikoduodenektomi) gjatë të cilit hiqet bashkë me kokën e pankreasit edhe zorra 12 gishtore, tëmthi dhe një pjesë e stomakut (kjo është opsion sipas rastit).

Nëse tumori ndodhet në trupin e pankreasit ose në bishtin e tij atëherë kryhet operacioni ‘’distal pankreatektomi’’ ku hiqet trupi i pankreasit bashkë me shpretkën (në disa raste edhe mund të ruhet). Në raste më të rralla mund të duhet heqja komplet e pankreasit. Këto operacione mund të bëhen të hapura ose me teknikë të mbyllur (laparoskopi). Nëse sëmundja nuk është përhapur jashtë pankreasit në organe të tjera dhe nëse pacienti mund ta përballojë operacionin themi se ndërhyrja kirurgjikale është e vetmja mundësi kurimi për këtë lloj sëmundje .

Në rastin kur sëmundja nuk ka prekur organe të tjera jashtë pankreasit porse në zonën ku ndodhet shihet e avancuar (kjo ka lidhje me afërsinë apo prekjen e damarëve kryesore të zorrëve që kalojnë poshtë pankreasit) atëherë pacienti duhet të marri kimioterapi përpara operacionit. Ky vendim duhet marrë duke u këshilluar me kirurgun onkolog.

Mos të harrojmë se në rastet kur pacienti duhet të operohet , operacioni i parë që do ti nënshtrohet është ai me kryesori dhe ai i cili do të ndikojë në ecurinë e sëmundjes. Qëllimi i operacionit duhet të jetë pastrimi komplet i tumorit duke mos lënë asnjë pjesë tumorale në kufijtë e organit qoftë makroskopike (që shihet me sy) apo mikroskopike (të vërtetuar nga patologu në mikroskop).

Mundohuni që operacioni të kryhet nga kirurgë të specializuar të kësaj fushe.

Comments

Edmonda Kadriu Reply
13/02/2023

Jemi shumë te kënaqur me punen e Dr. Nurian Ohrit dhe ekipit te ti. Nje perkujdesje profesionale nga ana e tyre , me plot perkushtim dhe sinqeritet te madhë. Kushdo qe e ka këtë problem me kancer ju lutem pa menduar dy herë kontaktoni doktorin dhe do gjeni sherimin e duhur.

Bashkim Reply
09/03/2023

Pershendetje ku gjindet ky mjek?
A keni naj adres?

admin Reply
17/04/2023

https://nurianohri.com/contact/

Add Comment Cancel


POSTIMET E FUNDIT

  • Faktorët më të rëndësishëm në trajtimin e kancerit
  • Roli i receptorëve hormonalë tek kanceri i gjirit
  • Një mjek beratas në kryeqytetin turk: kur zemra ka ngjyrën e bluzës!
  • Çfarë mjeti imazherik duhet të përdorim te masat e pankreasit?
  • CILËT JANË FAKTORËT PROGNOSTIK TË KANCERI TË REKTUMIT?

Kontakt

Kontakt

(+90) 555 336 6114

nurianohri@gmail.com

https://nurianohri.com/profile/nurian-ohri/

Calendar

Qershor 2023
H M M E P S D
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  
« Maj    

Misioni im është të ndihmoj pacentët në përpjekjet e tyre për kurimin e sëmundjeve tumorale dhe obezitetin me anë të metodave bashkohore, si edhe t’u jap përgjigje për pikepyetjet që mund të kenë.

(+90) 555 336 6114

nurianohri@gmail.com

https://nurianohri.com/

Postimet e fundit

  • Faktorët më të rëndësishëm në trajtimin e kancerit Maj 23

    Mes këtyre faktorëve i vetmi faktor që kemi në dorë...

  • Roli i receptorëve hormonalë tek kanceri i gjirit Pri 3

    Kirurgu onkolog duhet të marrë informacionin e plotë patologjik të...

Copyright ©2022 | All rights reserved
Designed by Connect Albania