Edhe pse numri i këtyre organeve është i kufizuar, emrat dhe llojshmëria e operacioneve të tyre është mbi njëqind. Secili prej tyre kërkon një përqasje ndryshe dhe një kujdes të posaçëm.
Sigurisht që ka edhe organe të tjera të trupit që preken nga kanceri sikurse mitra, vezoret, truri, fshikëza e urinës, prostati, kockat etj. Për këto organe ka kirurgë të tjerë që i kurojnë dhe ata marrin emër përkundrejt fushës për të cilën merren. Kirurgu që operon kancerin e mitrës apo te vezoreve psh. quhet gjinekoonkolog.