Roli i receptorëve hormonalë tek kanceri i gjirit
Shumë herë mund të keni parë tek letra e rezultatit të biopsisë së gjirit një shënim të tillë.
ER +/-
PR +/-
Cerb2 +/-
Ki67 %.
Këto janë të ashtuquajturat analizat immunhistokimike tek kanceri i gjirit. Ose thënë ndryshe, receptorët hormonal të kancerit.
Sipas kombinimit të këtyre receptorëve kanceri i gjirit ndahet në 4 lloje ku seçili prej tyre ka një trajtim të veçantë. Ne si kirurgë duam ta dimë gjendjen e këtyre receptorëve përpara se të vendosim nëse pacienti është për operacion apo jo.
Gjithashtu eksiztenca, ose mungesa e tyre, i jep drejtim edhe mënyrës së trajtimit pas operacionit. Pacientet që i kanë receptorët pozitivë mund të përfitojnë prej disa ilaçeve ekstra veç kimiotrapisë.
Duhet theksuar se roli i tyre para operacioneve neglizhohet në shumë raste, prandaj kirurgu onkolog duhet të jetë i kujdeshëm në marrjen e plotë të informacionit patologjik të pacientit përpara se të vendosë për ndërhyrje ose jo.