WhatsApp (+90) 555-336-6114
Dr. Nurian Ohri (MD)
×
  • Home
  • Doktori
  • Shërbimet
  • Obeziteti
  • Blog
    • Infografikë
  • Këshilla
    • Pyetje
  • Kontakt

Një përmbledhje e shkurtër e shkaktarëve të Kancerit

Një nga pyetjet më të shpeshta për kancerin është rreth origjinës së tij dhe a mund të parandalohet apo jo?

Një përmbledhje e shkurtër e shkaktarëve të Kancerit
Shkaktarët e kancërit

1. MËNYRA E JETESËS:   Përdorimi i alkolit, duhanit, mungesa e aktiviteti fizik, obeziteti dhe rrezet ultraviole.

2. DIETA: Përdorimi i tepërt i mishit të kuq, mishrave të përpunuar, yndyrnave shtazore dhe përdorimi i pakët i frutave dhe perimeve. Përdorimi i produkteve të djegura dhe gjithashtu  aflatoksina (një lloj metaboliti toksik i disa lloje kërpudhave) janë kancerogjene.

3. AMBIENTI: Ndotja nga makinat, asbesti, nikeli, kromi, beriliumi , katrani i qymyrit e gati 30 substanca kancerogjene të përdorura në industri të ndryshme.

4. FAKTORËT BIOLOGJIKË: Viruset e ndryshme si Hepatiti C, Hepatiti B, Human Papilloma Virus (HPV), AİDS, Helicobater Pylori , Human T-cell Leucemia virus, Epstein-Barr virus etj.

5. RADIACIONI: Natyral ose medicinal.

6. MOSHA : Me rritjen e moshës rritet mundësia e mutacioneve dhe prekja prej tyre

7. HISTORIKU FAMILJAR : Përfshin rreth 15 % të rasteve

8. FAKTORËT HORMONAL DHE REPRODUKTİV:  Estrogjeni, testesteroni etj.

9. DISA SINDROMA TË LINDURA ose SËMUNDJE GJENETIKE:  FAP, COWDEN, WILMS ETJ.

10. DISA SËMUNDJE KRONIKE INFLAMATORE :  Përshembull koliti ulçeroz etj.

CILËT JANË FAKTORËT PROGNOSTIK TË KANCERI TË REKTUMIT?
Trending
CILËT JANË FAKTORËT PROGNOSTIK TË KANCERI TË REKTUMIT?

Këto janë shkaqet më të shpeshta. Fakti që ndonjëherë pacienti edhe pa i patur këto shkaqe sëmuret tregon se ende ka mekanizma të panjohura për ne që do të jenë pjesë e studimeve në të ardhmen.

Substancat që shkaktojnë kancer quhen substanca kancerogjene.  Eksiztenca e këtyre faktorëve nuk do të thotë domosdoshmërisht prekje nga kanceri porse rrit rrezikun e të prekurit prej tyre. Gjithashtu çdo faktor nuk ndikon tek çdo lloj qelize psh hepatitet rrisin kancerin e meliçisë, rrezet ultraviole rrisin rrezikun e kancerit të lëkures etj.

Siç shihet sëmundjet, sindromat, trashëgimia familjare pra faktorët që nuk mund ti ndryshojmë përfshijnë veç 20% të shkaqeve.

Pjesa tjetër (dieta, aktiviteti fizik, viruset seksualisht të transmetueshme, mënyra e jetesës, ambienti, radiacioni, industria etj ) disa me masa individuale e disa me programe në nivel shtetëror mund të parandalohen ose pakësohen.

Add Comment Cancel


POSTIMET E FUNDIT

  • CILËT JANË FAKTORËT PROGNOSTIK TË KANCERI TË REKTUMIT?
  • Çfarë kuptimi ka Sistemi Bi-Rads?
  • Përse përdoren tubat e shkarkimit në bark
  • Paraqitja klinike e tumoreve të zorrës së trashë
  • Si merret biopsia kur masa në gji nuk preket

Kontakt

Kontakt

(+90) 555 336 6114

nurianohri@gmail.com

https://nurianohri.com/profile/nurian-ohri/

Calendar

Janar 2023
H M M E P S D
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  
« Dhj    

Misioni im është të ndihmoj pacentët në përpjekjet e tyre për kurimin e sëmundjeve tumorale dhe obezitetin me anë të metodave bashkohore, si edhe t’u jap përgjigje për pikepyetjet që mund të kenë.

(+90) 555 336 6114

nurianohri@gmail.com

https://nurianohri.com/

Postimet e fundit

  • CILËT JANË FAKTORËT PROGNOSTIK TË KANCERI TË REKTUMIT? Dhj 17

    Zorra e trashë është e ndarë në disa pjesë dhe...

  • Çfarë kuptimi ka Sistemi Bi-Rads? Dhj 7

    Sistemi BI-RADS ose BIRADS ( Breast Imaging-Reporting and Data System)...

Copyright ©2022 | All rights reserved
Designed by Connect Albania