Kur dyshohet që një gjendër e tiroides është më karakter malinj?
Këto janë vetëm disa shenja që të bëjnë të dyshosh dhe të shkosh tek mjeku kirurg onkolog ose tek imazheristi
Këto janë vetëm disa shenja që të bëjnë të dyshosh dhe të shkosh tek mjeku kirurg onkolog ose tek imazheristi pasi diagnoza përfundimtare vendoset me biopsi pas bërjes së ekos. Mund të qëllojë që gjendra nuk jep të tilla shqetësime dhe përsëri të jetë me karakter malinj.
Nëse keni një nodus dhe në të njëjtën kohë keni këto ankesa:
- Ngjirje zëri për kohë të gjatë
- Probleme me gëlltitje për kohë të gjatë
- Probleme me frymëmarrjen për një kohë të gjatë
- Nëse keni një masë në tiroide që rritet shpejt
Nëse keni një nodus dhe në historikun tuaj keni:
- Histori të rrezeve të qafës për shkak të ndonë sëmundjeje më të hershme
- Histori të kancerit të tiroides në familje
- Histori të ndonjë sindromi familjar të trashëguar psh MEN tip 2, Sindromi Ëerner, Coëden etj
Nëse keni një nodus dhe në vizitën e bërë nga mjeku vihet re:
- Gjinia mashkull
- Nodus i pa lëvizshëm dhe i fortë
- Gjendra limfatike në qafë
- Paralizë të kordave të zërit