Kanceri i zorrës së trashë (Koloni dhe Rektumi) tek moshat e reja ( nën 50 vjeç) është duke u shtuar në të gjithë botën
Fakti që këto raste kapen në fazat e vonshme duhet të tërheqi vëmëndjen dhe një kujdes më të madh mes mjekëve (mjeku duhet të jetë më dyshues tek ankesat e të rinjve).
Sindromet e trashegueshme (psh Sindromi Lynch) përbëjnë 20% të rasteve.
Mungesa e aktivitetit fizik, sëbashku me obezitetin janë ndër shkaktarët e tjerë kryesor.
Po ashtu, konsumimi i tepërt i mishit të përpunar ( sallam, salçiçe etj), mishit të kuq dhe e pirjes së lëngjeve të ëmbëlsuara artificialisht janë po ashtu prej shkaktarëve.
Sëmundjet inflamatuare kronike si koliti ulçeroz, përdorimi i cigares dhe alkoolit edhe këtu luajnë rol negativ.
Mosha për kontrollin e zorrëve me kolonoskopi është ulur nga 50 në 45 vjeç (kjo kur nuk kemi asnjë faktor rreziku në familje dhe asnjë shqetësim).
Ata që kanë të afërm të gradës së parë nën 50 vjeç me kancer të zorës së trashë duhet ta bëjnë kolonoskopinë 10 vjet para moshës kur është prekur i afërmi i tyre.