Faktorët më të rëndësishëm në trajtimin e kancerit
- FAKTORI PACIENT ( mosha, gjinia, sëmundjet e tjera që ka, gjendja e përgjithshme etj. )
- FAKTORI KANCER ( lloji i kancerit, organi që ka prekur, stadi, agresiviteti etj.)
- FAKTORI I TRAJTIMIT ( operacioni, kimioterapia, radioterapia, immunoterapia etj.)
Mes këtyre faktorëve i vetmi faktor që kemi në dorë të ndryshojmë dhe që varet nga ne është ai i trajtimit të pacientit. Duke qenë që dy faktorët e parë nuk i ndryshojmë dot, atëherë e gjithë vëmendja i duhet kushtuar mënyrës së saktë të trajtimit.
Pacienti duhet të zgjedhë mjekun ekspert për trajtimin e tij pasi e vetmja gjë që mund të ndikoj për mirë pas zbulimit të problemit është një trajtim i duhur, qoftë ky operacion apo trajtim me alternativat e tjera.
Operacioni i parë është më i rëndësishmi në trajtimin e sëmundjeve kanceroze të operueshme.
Operacionet e kancerit kërkojnë një përvojë të vëçantë dhe nuk i ngjajnë atyre që kryhen për arsye beninje. Ato kryhen sipas principeve onkologjike. Sigurohuni që operacioni të kryhet prej mjekëve ekspert të fushës dhe në qendra me numër të mjaftueshëm të rasteve dhe të pajisura me të gjitha kushtet e duhura.
Për konsultë falas dhe një mendim të dytë rreth trajtimit tuaj ju lutem kontaktoni me ne. https://nurianohri.com/contact/