WhatsApp (+90) 555-336-6114
Dr. Nurian Ohri (MD)
×
  • Home
  • Doktori
  • Shërbimet
  • Obeziteti
  • Blog
    • Infografikë
  • Këshilla
    • Pyetje
  • Kontakt

Disa mite dhe ide të gabuara rreth Kancerit dhe trajtimit të tij

Interneti është i mbushur me dezinformata dhe ide të gabuara në lidhje shkaqet e kancerit dhe menyrave si trajtohet sëmundja. Këtu kemi sjellur disa fakte që i hedhin poshtë këto ide.

Disa mite dhe ide të gabuara rreth Kancerit dhe trajtimit të tij
KANCERI NUK JEP SHENJA

Një pjesë e mirë e kancerave kanë shenjat e tyre specifike për të cilat do flasim më së gjëri në faqen tonë. Nuk është kusht që kjo shenjë të jetë dhimbje.

SIDO QË TË SILLEM NUK I SHPËTOJ DOT

Sot për sot gjysma e kancerave vijnë prej shkaqeve të parandalueshe . Një pjesë e mirë e tyre mund të kapet herët nëse bëhën analizat vjetore dhe skanim i trupit me anë të check-up.

SHUMICA E KANCERAVE JANË TË TRASHËGUAR, NËSË NUK KE NË FAMILJE MOS U SHQETËSO

Vetëm 10-15% e rasteve janë të trashëguara kështu që mos e nënvlerëso kontrollin e rregullt apo simptomat që shfaqen.

KANCERI TRANSMETOHET

Kanceri nuk është sëmundje ngjitëse. Por duhet patur parasysh se disa viruse që shkaktojnë kancer janë të trasmetueshëm (psh. Hepatiti B,C etj).

TË SËMURËT ME KANCER NUK DUHET TË PËRDORIN SHEQERIN

Per momentin nuk ka ndonjë të dhënë shkencore që e lidh drejtpërsëdrejti përdorimin e sheqerit me përhapjen e kancerit. Nuk këshillohet përdorimi i tepërt i sherbetërave po nuk ndalohet totalisht përdorimi i ëmbëlsirave.

Çfarë kuptimi ka Sistemi Bi-Rads?
Trending
Çfarë kuptimi ka Sistemi Bi-Rads?

BIOPSIA E PERHAP MË SHUMË KANCERIN

Nuk ka asnjë të dhënë shkencore që tregon se biopsia (marrja e një shembulli apo kampioni prej masës) përhap kancerin.

TË FILLUARIT E TERAPISË PA DIJENINË E PACIENTIT

Në shumë vendimmarrje rreth terapisë kërkohet bashkëpunimi dhe miratimi i pacientit. Ai duhet mbështetur psikologjikisht pasi të mësuarit e sëmundjes prej dikujt tjetër mund të bëj që të humbas besimin tek mjeku dhe tek të afërmit. 

TË REFUZUARIT E KIMIOTERAPISË

Kimioterapia i jepet pacientit për arsye të ndryshme. Kjo mund të jetë për ta përgatitur pacientin për operacion, kurimin e sëmundjes, lehtësimin e shenjave klinike ose parandalimin e përsëritjes së sëmundjes. Nuk është i drejtë mendimi se nëse nuk do më bëj dobi më mirë mos ta marrë fare.

TË DISTANCUARIT NGA PACIENTI GJATË KURIMIT

Edhe pse kimioterapia dhe radioterapia kanë efekte anësore, të afërmit nuk ndikohen prej tyre. 

MOS PRANIMI I OPERACIONIT

Ideja që operacioni do të ndikojë për keq dhe do ta përhapi më shumë sëmundjen nuk është e saktë. Operacioni në shumë sëmundje tumorale është trajtimi i vetëm kurativ. Vërtet ka raste kur kirurgu për të mirën e pacientit nuk i këshillon operacion (sidomos në stade të avancuar) ose e shtyn atë pas kimoterapisë, por këtë vendim duhet ta marrë specialisti dhe jo pacienti me iniciativën e tij.

GJATË KANCERIT JETA SEKSUALE MBARON

Kanceri nuk është sëmundje seksualisht e transmetueshme porse pacienti gjatë trajtimit  me kimioterapi duhen të ruhet nga shtatëzania. 

LËNJA E KIMIOTERAPISË DHE FILLIMI I KURAVE BIMORE

Nuk është e drejtë që pacienti me vullnetin e tij të nisi një kurë apo të braktisi një tjetër sepse ne nuk e dimë nëse kimioterapia ndikohet apo jo prej përbërjes së këtyre bimëve. Nëse dëshironi t’i përdorni konsultohuni me mjekun tuaj më përpara.

KANCER DO TË THOTË VDEKJE

Disa lloje tumoresh avancojnë shumë avash e disa te tjerë mund të kurohen sidomos në stadet e hershme. Disa lloje kancerash përmirësohen shumë prej trajtimit kirurgjikal ose medikal. Kështu që pacienti gjithmonë duhet t’i mbajë shpresat dhe nuk duhet ta braktisi kurimin dhe përpjekjet.

STRESI DHE HIDHËRIMI SHKAKTOJNË KANCER

Për momentin nuk ka ndonjë argument të qartë shkencor që lidh formimin e kancerit me stresin. Sidoqoftë pozitivizmi luan rol në rritjen e sistemit imunitar.

DUHET TË KUROHET PATJETËR NË SPITAL

Përveç ditëve pas operacionit apo në rasteve të veçanta që kërkojnë shtrim në spital, radioterapia edhe kimiotrapia mund të merren duke vajtur e ardhur pa u shtruar. Gjithashtu, pas gjithë këtij proçesi pacienti mund edhe t’i rikthehet punës,  sigurisht me lejen e mjekut.

ÇDO MASË TUMORALE DUHET TË OPEROHET SA MË SHPEJT

Jo gjithmonë operacioni është zgjedhja e parë në luftën me kancerin. Disa tumore operohen sa më shpejt, disa nuk këshillohet të operohen asnjëherë ndërsa një grup i tretë duhet të marrë kimioterapi ose radioterapi pastaj të operohet. Zgjedhjen e operacionit e bën mjeku kirurg onkolog duke marrë parasysh disa kritere të tumorit ose gjëndjen e pacientit.

Add Comment Cancel


POSTIMET E FUNDIT

  • CILËT JANË FAKTORËT PROGNOSTIK TË KANCERI TË REKTUMIT?
  • Çfarë kuptimi ka Sistemi Bi-Rads?
  • Përse përdoren tubat e shkarkimit në bark
  • Paraqitja klinike e tumoreve të zorrës së trashë
  • Si merret biopsia kur masa në gji nuk preket

Kontakt

Kontakt

(+90) 555 336 6114

nurianohri@gmail.com

https://nurianohri.com/profile/nurian-ohri/

Calendar

Janar 2023
H M M E P S D
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  
« Dhj    

Misioni im është të ndihmoj pacentët në përpjekjet e tyre për kurimin e sëmundjeve tumorale dhe obezitetin me anë të metodave bashkohore, si edhe t’u jap përgjigje për pikepyetjet që mund të kenë.

(+90) 555 336 6114

nurianohri@gmail.com

https://nurianohri.com/

Postimet e fundit

  • CILËT JANË FAKTORËT PROGNOSTIK TË KANCERI TË REKTUMIT? Dhj 17

    Zorra e trashë është e ndarë në disa pjesë dhe...

  • Çfarë kuptimi ka Sistemi Bi-Rads? Dhj 7

    Sistemi BI-RADS ose BIRADS ( Breast Imaging-Reporting and Data System)...

Copyright ©2022 | All rights reserved
Designed by Connect Albania