WhatsApp (+90) 555-336-6114
Dr. Nurian Ohri (MD)
×
  • Home
  • Doktori
  • Shërbimet
  • Obeziteti
  • Blog
    • Infografikë
  • Këshilla
    • Pyetje
  • Kontakt

Disa informacione të rëndësishme që duhet t’i dini rreth pankreasit

Disa informacione të rëndësishme që duhet t’i dini rreth pankreasit
Pankreasi

Pankreasi është një organ  i vendosur pas stomakut  dhe roli i tij është të prodhojë disa enzima (apo lëngje) ndihmëse në tretjen e ushqimit dhe prodhimin e disa homoneve mes të cilëve më i njohuri është insulina (hormon që luan rol në ekuilibrimin e sheqerit në gjak).

Pankreasi ndahet në katër pjesë anatomike dhe tumoret e secilës pjesë kanë një përqasje tjetër operative. Për shkak të vendosjes dhe faktit se është i rrethuar nga shumë organe të tjera , shqetësimet e tij neglizhohen pasi një pjesë e mirë e shqetesimeve janë të njëjta edhe me organet rreth e rrotull. 

Ashtu sikurse edhe organet e tjera, dhe pankreasi ka disa lloje tumoresh, por më i shpeshti prej tyre është ai që buron prej qelizave prodhuse të lëngut pankreatik dhe quhet në mjekësi adenokarcinom. Një tjetër veçori anatomike e pankreasit është se damarët (arteriet dhe venat) më kryesore të zorrëve kalojnë pikërisht poshtë tij.

Afërsia e këtij organi me këto damarë dhe prekja ose jo e tyre prej masës tumorale luan rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e trajtimit kirurgjikal (sidomos nëse tumori gjendet në kokën e pankreasit). 

CILËT JANË FAKTORËT PROGNOSTIK TË KANCERI TË REKTUMIT?
Trending
CILËT JANË FAKTORËT PROGNOSTIK TË KANCERI TË REKTUMIT?

Ankesat më të shpeshta të kancerit të pankreasit janë zverdhja (e cila shpeshherë shoqërohet me kruajtje në të gjithë trupin), humbja ne peshë (pa ndonjë arsye tjetër si dieta etj), dhimbja e barkut (e cila shpesh herë prek edhe shpinën). Diagnostikimi i tij bëhet nëpermjet  aparateve radiologjike si skaneri i barkut, rezonanca magnetike (MRCP), ERCP etj. Endoultrasonografia është një tjetër lloj EKO-je që përdoret kohët e fundit në këtë fushë e cila  kryhet nëpërmjet sondës së stomakut dhe ka më shumë ndjeshmëri. Markeri tumoral më kryesor është CA 19-9 analizë kjo që bëhet në gjak dhe rritet tek kanceri i pankreasit dhe i rrugëve biliare.

Kjo analizë u bëhet veç pacientëve që kanë diagnozën dhe nuk përdoret për të verifikuar nëse pacianeti ka kancer apo jo. Trajtimi bazë i kancerit të pankreasit është ai kirurgjikal për të cilin do të flasim me gjëre në artikullin tjetër.

Add Comment Cancel


POSTIMET E FUNDIT

  • CILËT JANË FAKTORËT PROGNOSTIK TË KANCERI TË REKTUMIT?
  • Çfarë kuptimi ka Sistemi Bi-Rads?
  • Përse përdoren tubat e shkarkimit në bark
  • Paraqitja klinike e tumoreve të zorrës së trashë
  • Si merret biopsia kur masa në gji nuk preket

Kontakt

Kontakt

(+90) 555 336 6114

nurianohri@gmail.com

https://nurianohri.com/profile/nurian-ohri/

Calendar

Janar 2023
H M M E P S D
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  
« Dhj    

Misioni im është të ndihmoj pacentët në përpjekjet e tyre për kurimin e sëmundjeve tumorale dhe obezitetin me anë të metodave bashkohore, si edhe t’u jap përgjigje për pikepyetjet që mund të kenë.

(+90) 555 336 6114

nurianohri@gmail.com

https://nurianohri.com/

Postimet e fundit

  • CILËT JANË FAKTORËT PROGNOSTIK TË KANCERI TË REKTUMIT? Dhj 17

    Zorra e trashë është e ndarë në disa pjesë dhe...

  • Çfarë kuptimi ka Sistemi Bi-Rads? Dhj 7

    Sistemi BI-RADS ose BIRADS ( Breast Imaging-Reporting and Data System)...

Copyright ©2022 | All rights reserved
Designed by Connect Albania