Çfarë kuptimi ka Sistemi Bi-Rads?
Sistemi BI-RADS ose BIRADS ( Breast Imaging-Reporting and Data System) është një klasifikim për të standartizuar dhe për tua thjeshtësuar mjekëve përgjigjet e mamografisë , eko-s dhe rezonancës magnetike të gjirit. Duke u bazuar në këtë klasifikim mjeku e ka më të lehtë të vendos se prej cilës masë të marri biopsinë ose të caktojë periudhën e kontrollit të radhës.
BI-RADS 0: Ka nevojë për një analizë të një lloji tjetër veç asaj që është kryer (mjeku këtu do të thotë që sipas asaj që pa nuk ka vendosur diçka rreth situatës).
BI-RADS 1: Nuk ka ndonjë masë apo lezion.
BI-RADS 2: Masa, lezioni apo pamjet që shihen janë me karakter beninj pra të mirë.
BI-RADS 3: Pamjet janë me shumë mundësi me karakter të mirë ( rreziku që të jenë malinje <2%). Biopsia këshillohet veç në raste të veçanta. Më shpesh këshillohet kontroll pas 6 muajsh.
BI-RADS 4: Pamjet janë të dyshimta me mundësi malinje. Këshillohet biopsia.
BI-RADS 5: Pamjet me shumë mundësi malinje. Këshillohet biopsia.
BI-RADS 6: Tregon një masë që tashmë me biopsi është vërtetuar që është malinje.
Për më tepër informacion rreth trajtimit kirurgjikal të kancerit të gjirit dhe rreth të rejavenë këtë fushë na kontaktoni si më poshtë.