Çfarë janë gjendrat limfatike?
Një prej mënyrave që qelizat kanceroze përhapen në trup është më anë të sistemit limfatik.
Një prej mënyrave që qelizat kanceroze përhapen në trup është më anë të sistemit limfatik.
Sistemi limfatik është i lidhur mes veti me anë të damarëve limfatik, rrjet ky që i ngjan damarëve të gjakut, po këtu nuk kalon gjak po lëngu limfatik. Ky rrjet është i shpërndarë në të gjithë trupin. Përmbajtja e lëngut në fund derdhet në sistemin venoz të gjakut. Gjatë rrugës që përshkruan ky lëng shpeshherë stacionon tek të ashtuquajturat gjendra limfatike ku dhe filtrohet duke bërë të mundur pastrimin dhe luftimin me mikrobet apo qelizat kanceroze.
Gjendrat limfatike që shpeshherë përmenden në raportet imazherike të trupit janë inde në përgjithësi më të vogla se 1 cm në formë fasuleje. Shumica janë në pjesën e barkut pastaj në qafë, në kraharor, sqetulla dhe rrëzë kofshëve. Qelizat të quajtura linfocite dhe qelizat fagocitare depozitohen në gjendrat linfatike dhe luftojnë me mikrobet dhe qelizat kanceroze në trup.
Gjendrat limfatike janë me qindra. Zmadhimi i gjendrës në mjekësi quhet lenfadenopati. Këto gjendra zmadhohen më së shumti në raste infeksionesh pastaj në raste kur sistemi imunitar dobësohet. Tek gjendrat limfatike mund të kalojnë me anë të lëngut limfatik edhe qelizat kanceroze të cilat luftohen dhe si rrjedhojë gjendra zmadhohet. Nëse imazheristi gjendrën e shikon si të prekur prej kancerit përdor termin gjendër patologjike, në të kundërt zmadhimet me kararakter të mirë quhen gjendra reaktive. Diagnoza finale vendoset me biopsi.