A duhet patjetër të bëhet biopsia tek pankreasi?
Nëse pamjet imazherike tregojnë qartë për një masë me karakter kanceroz (malinj), atëherë biopsia nuk duhet kryer pasi nuk ka për të ndryshuar llojin e trajtimit që është në rastin tonë operacioni.
Nëse pacienti mund ose jo të operohet është një vendim kritik të cilin e merr vetëm mjeku kirurg onkolog i specializuar në kirurgjinë e këtij organi. Nëse kirurgu merr vendimin se pacienti është i operueshëm, atëherë biopsia është e panevojshme dhe harxhim kohe. Vetëm në rastet kur mendohet që pacienti fillimisht mos të operohet por të marrë kimioterapi, atëherë duhet bërë biopsia.
Dy shkaqet më të rëndësishme kur nuk këshillohet operacioni janë kur sëmundja ka lëshuar metastaza në organ tjetër, pra nuk është më tashmë një sëmundje lokale dhe e dyta kur masa është aq e madhe lokalisht sa që ka prekur në mënyrë serioze damarët kryesor përreth zonës.
Një tjetër rast kur mund të merret biopsia është kur pamjet imazherike aludojnë me forcë për një masë të mirë (beninje).