Çfarë mjeti imazherik duhet të përdorim te masat e pankreasit?
Nëse pacienti si ankesë primare ka dhimbjen dhe humbjen në peshë po nuk ka zverdhje, SKANERI (CT) me kontrast jep më shumë informacion. Me shumë mundësi masa është në trup ose bishtin e pankeasit.
Nëse pacienti primare ka zverdhjen dhe humbjen në peshë atëherë mund të kryhet si fillim një EKO hepatobiliare ku shihet zgjerim i rrugëve biliare. Zakonisht masa është tek koka e pankreasit.
ERCP është një mjet tjetër ku me anë të një sonde duke u futur nga stomaku arrihet tek rrugët biliare dhe kanali i pankreasit dhe si rrjedhojë përdoret për verifikim të diagnozës , marrje biopsie dhe dekompresim të rrugëve biliare duke vendosur unaza stente. ERCP kryhet nën anestezi.
MRCP është rezonancë magnetike specifike pë këtë zonë dhe këshillohet më shumë tek pacientët që nuk mund të bëjnë ERCP.
EUS është eko e bërë me anë të një sonde ngjashëm me sondën që kryhet në stomak. Kjo metodë jep informacion rreth mundësisë të heqjes së masës duke ndihmuar dhe në stadifikimin e tumorit. Me anë të EUS mund të merret biopsi ndërsa tek masat kistike të pankreasit mund të kryhet aspirimi i tyre.
Një mjek i mirë duhet të zgjedhë mjetin më të duhur për diagnositikimin e pacientit sipas ankesave dhe dyshimeve klinike që ka pacienti dhe jo ti bëj të gjitha njëheresh.
Për më shumë informacion rreth trajtimit kirurgjikal të masave të pankreasit dhe se si duhen ndjekur ato ju lutem na kontaktoni duke u konsultuar falas.