Si t’i përqasemi masave të ndryshme në qafë?
Vlerësimi i një mase në qafë fillon me një historik të marrë saktësisht. Ky historik duhet të përqëndrohet tek diagnozat diferenciale të sëmundjeve. Psh tek të vegjlit më shumë duhën menduar sëmundjët kongjenitale (të lindura) ndërsa tek moshat e thyera më tepër sëmundjet kanceroze.
Duhet parë dhe kohëzgjatja e masës. Në përgjithësi masat malinje rriten shpejt dhe më pas mund të zvogëlohen pak, ndërsa masat beninje rriten më ngadalë ose qëndrojnë në të njëjtat përmasa.
Lokalizimi i masës është gjithashtu i rëndësishëm për të kuptuar ecurinë (prognozën) dhe burimin e sëmundjes sidomos në ato malinje. Masat e vendosura në mes të qafës më shumë kanë të bëjnë me gjendrën tiroide ndërsa ato anësorë më shumë në formë gjendrash limfatike. Shoqërimi i këtyre masave me temperaturë, rritje nxehtësie dhe ndjeshmëri të masës tregon më tepër për një proçes inflamacioni ose infeksioni.
Traumat, tuberkulozi, infeksionet fungale, infeksionet e fytit apo te dhëmbëve përbëjnë disa faktorë beninj.
Nëse pacienti me masën në qafë ka pasur ndonjë histori tumori të mëparshëm (kancer tiroidi, lëkure, të fytit, gjuhë etj), nëse është përdorues i cigares dhe alkolit, nëse ka rrjedhje gjaku nga hunda, probleme me gëlltitjen, djerësitje natën dhe humbje në peshë, dëmtim të zërit apo nëse më përpara ka marrë rreze në këtë zonë (radioterapi) atëherë duhen përjashtuar sëmundjet malinje që fshihet nën të.
Në shkrimin tjeter do flasim per diagnostikimin e ketyre masave.