Çfarë është metastaza dhe si përhapet?
Metastaza domethënë përhapja e qelizave tumorale prej vendit te origjinës në një zonë tjetër të trupit.
Metastaza domethënë përhapja e qelizave tumorale prej vendit te origjinës në një zonë tjetër të trupit.
Kjo shpërndarje ndodh në disa mënyra por më të shpeshtat janë ato me anë të qarkullimit lenfatik dhe qarkullimit të gjakut. Vendi më i shpeshtë i metastazave janë gjëndrat linfatike të organit që preket.
Qelizat që përbëjnë metastazën edhe pse mund të ndodhen në organ tjetër janë po të njëjtat me origjinën. Pra një metastazë e kancerit të gjirit në mushkëri është kancer gjiri, jo kancer mushkërie. Te njëjtat analiza që bëhen për diagnostikimin e tumorit bazë vlejnë edhe për diagnostikimin e metastazave, pra filmimet radiologjike, analizat e gjakut etj.
Shenjat që shfaqin ndryshojnë sipas organit që kanë prekur kështu që çdo pacient i cili kurohet apo ndiqet periodikisht për shkak të një tumori që ka duhet ta marri me seriozitet një simptomë të re që nuk e ka patur më përpara dhe t’ia thojë mjekut, i cili nëse e sheh të nevojshme kërkon analizat e duhura për të mos anashkaluar ndonjë persëritje apo përhapje të sëmundjes.
—
Për më shumë informacione mund të më kontaktoni në një nga mënyrat e mëposhtme:
Website: www.nurianohri.com
WhatsApp: (+90) 555 336 61 14
Email: nurianohri@gmail.com